“Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”.

Kështu u përgjigj këtë të enjte Kryeministri Edi Rama, kur u pyet nga gazetarët për deklaratën e bërë pak javë më parë nga ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj, i cili tha se Rama duhet të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo të gjykatësit.

Pyetje: Zoti Rama, pas deklaratës tuaj ndaj zotit Ahmetaj, ish-numri dy i qeverisë suaj ka deklaruar duke iu çuar një mesazh, duke thënë që zoti Rama duhet të bëjë rolin e kryeministrit dhe jo gjykatësit.

Edi Rama: Nëse unë do kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin.