Sot në orën 10:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur mbledhjen për regjistrimin e subjekteve më të mëdha në vend për zgjedhjet e 14 majit. pas shqyrtimit të kërkesave, janë regjistruar Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë.
Dje në mbledhjen e drejtuar nga Celibashi janë regjistruar 42 subjekte. Sot pritet të ketë vendimmarrje për partitë kryesore, ato me peshë më të madhe elektorale. Pritet vendimi për regjistrimin e PSSH teksa do të shqyrtohet dhe kërkesa e PL.
Po kështu pritet diskutimi dhe vendimmarrja për dy kërkesat e dërguara nga KQZ nga dy grupimet e PD, ai i drejtuar nga Sali Berisha dhe ai i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit ka marrë autorizim nga ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha.