KQZ ka marrë vendimin sa i takon regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 majit.

Të dyja grupimet brenda Partisë Demokratike, grupi që drejtohet nga Sali Berisha dhe ai që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj kanë dorëzuar dokumentacionin për tu regjistruar në zgjedhje.

Në fjalën e tij Celibashi tha se nuk është KQZ, institucioni që vendos se kush e drejton një parti politike, por gjykata.

“Jemi dakort nuk vendos KQZ se kush e drejton një parti politike dhe për sa kohë KQZ nuk vendos e merr informacionin nga një palë e tretë. Është gjykata dhe një dokument që vjen nga gjykata që përcakton se kush e drejton një parti politike. Në nenin për partitë politike thotë se është gjykata e Rrethit gjyqësor Tiranë që regjistron partitë politike.”-tha Celibashi.

Celiabshi theksoi se KQZ i referohet një dokumenti zyrtar, ndërsa theksoi se të drejtën për të regjistruar PD bazuar në dokumentet zyrtare e ka zoti Lulzim Basha. Sipas Celibashit ai figuron kryetar ne dokumentacionin që ka KQZ.