Në Gjykatën Kushtetuese është zhvilluar seanca e kërkesës së Partisë Demokratike për shfuqizimin e Bordit të Transparencës për caktimin e çmimit të naftës.
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula në një dalje për mediat është shprehur se bordi është abuzues dhe se po dëmton ekonominë shqiptare.
‘Është ngritur vetëm për 1 apo dy kompani të hidrokarbureve. Çmimi i karburantit është jashtë çdo lloje logjike. Në një kohë që edhe çmimi në bursë. Këtu ishte çmimi më i lartë. Është haptazi me qëllim përfitues. Kemi të bëjmë me një mënyrë të përfitimit të gjitha formave’, tha Sula.