Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është filmuar paraditen e sotme duke hyrë në ambientet e selisë blu, për të zhvilluar një takim me ish kryeministrin Sali Berisha.

Mësohet se Meta shoqërohet nga nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili.

Takimi këtë të premte, vjen një ditë pasi KQZ rrëzoi kërkesën e Berishës për t’u regjistruar në zgjedhjet e 14 majit, duke njohur kështu Lulzim Bashën si kryetar të PD.

Tashmë, pritet të mësohet se cila do të jetë lëvizja e Berishës për të hyrë në zgjedhjet lokale.