Seanca gjyqësore në Gjykatën e Elbasanit ndaj ish ministrit Saimir Tahiri është shtyrë sërish këtë të premte. Mësohet se përmes avokatit të tij, Tahiri i ka kërkuar trupës gjykuese që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove dhe të përfitojë ulje dënimi.

Sipas njoftimit zyrtar, seanca u shty pasi Prokurori i çёshtjes kёrkoi kohё pёr t`u njohur me aktet voluminoze tё dosjes.

Gjykata caktoi datёn 20.03.2023 ora 10:00 pёr seancёn e rradhёs.

Njoftimi:

Seanca e kёrkuesit S.T me objekt “Llogaritje e vuajtjes sё dёnimit”, ёshtё celur sot mё datё 10.03.2023, nё prezencё tё Prokurorit tё çёshtjes dhe nё prezencё tё avokatit pёrfaqёsues tё zgjedhur sipas ligjit me autorizim prej kёrkuesit S.T dhe nё mungesё tё kёrkuesit S.T.

Seanca u shty, pasi Prokurori i çёshtjes kёrkoi kohё pёr t`u njohur me aktet voluminoze tё dosjes.

Nё respekt tё parimit tё barazisё sё armёve nё gjykim, nё dobi tё drejtёsisё me dakordёsinё e palёve tё tjera nё proces, Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe pёr kёtё shkak caktoi datёn 20.03.2023 ora 10:00 pёr seancёn e rradhёs.