Për dy ditë me radhë (16 + 17 nëntor) pranë fushave të kalçetos së stadiumit “Niko Dovana” u zhvillua Kampionati VII i Minifutbollit për Vajza të shkollave 9-vjeçare të rrethit të Durrësit.

Në këtë aktivitet morën pjesë 8 shkolla me 60 pjesëmarrës. Përgjegjësit e aktivitetit, theksojnë se kushtet në të cilat ndodhemi për shkak të pandemisë, ndikuan në numrin e ulët të shkollave pjesëmarrëse.

Fituesit si më poshtë:

VENDI I PARË: shkolla “Qemal Mici”

VENDI I DYTË: Shkolla “Eftali Koçi”

VENDI I TRETË: Shkolla “Myslym Hida”

Shkolla Ferplei “Hasan Koçi”

Shkolla me uniformën më të mirë “Qemal Mici”

Lojtarja më e mirë: Xhesika Visha – Shkolla “Eftali Koçi”

Portierja më e mirë: Ketrin Suli –  Shkolla “Eftali Koçi”

Golashënuesja më e mirë: Sindjola Ndrelalaj – Shkolla “Qemal Mici”

Në ndarjen e çmimeve asistuan drejtori i K.F Teuta Enid Furxhi, drejtori i QKF-së Durrës Avni Çuni dhe përgjegjësi i Zyrës Vendore të FSHF Durrës, Arbër Kalemi.