Ish-kryeministri Sali Berisha ka ankimuar ditën e sotme vendimin e KQZ-së për të mos e regjistruar këtë të fundit dhe kandidatët e tij në zgjedhjet e 14 majit.
Mësohet se Berisha e ka apeluar menjëherë vendimin në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve të quajtur ndryshe KAS.
Në kërkesën ankimore drejtuar KAS, ai ka kërkuar ndryshimin e vendimit duke vendosur “regjistrimin e PD të të përfaqësuar nga kryetari Sali Berisha si subjekt zgjedhor në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.