Përfaqësuesi ligjor i grupimit të Alibeajt, Indrit Sefa ka deklaruar nga jashtë ambienteve të KQZ se nuk do depozitohet asnjë dokument shtesë nga ana e palës së tij dhe se dokumentacioni i depozituar është i plotë.
Ai bëri thirrje që KQZ duhet të marrë një vendim sa më shpejt dhe të mos pritet ora 12 ashtu siç e parashikon dispozita ligjore, ndërsa tha se sa i përket deklaratave të Celibashit, “lojërat politike nuk kanë vend në këtë godinë”.
I pyetur se çfarë rruge do ndiqet nëse KQZ vendos të mos e regjistrojë palën që ai përfaqëson, Sefa u përgjigj se do ndiqen vetëm rrugët ligjore.
“PD nuk depoziton asnjë dokument shtesë, ajo që kemi depozituar është e plotë dhe e ligjshme. Komsioneri ka detyrë të marrë një vendim sa më shpejt dhe nuk ka kohë për të humbur.
Lojërat politike dhe argumentat e ngritura nga ai nuk mund të ngrihen në këtë godinë. Kush ka qëllim të bëjë politikë në këtë godinë nuk e ka vendin këtu. Komisioneri të mos presë orën 12 të natës port ë japë vendimin tani, ne do presim këtu. I bëjmë thirrje të marrë vendimin tani.
Deklarata firmoset në cilësinë e kryetarit, jo cilësi individuale. Kjo është e përcaktuar dhe në komisionin rregullator. Nuk mundet si individ të merret një përgjegjësi për këtë deklaratë. Ne do ndjekim vetëm rrugët ligjore për çdo veprim”, tha ai.