Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, prezantoi këtë të shtunë në Kuçovë, Lefter Maliqin, kandidatin e opozitës për këtë bashki në zgjedhjet e 14 majit.

Në fjalën e tij përballë simpatizantëve, Meta kërkoi votat e të gjithë qytetarëve për kandidatin e opozitës jo vetëm në Maliq, por në të gjithë Shqipërinë.

“Rama i përzuri gjithë socialistët e ndershëm nga forumet e partisë, por tani nuk dëgjon dot fjalë kundër edhe në Parlament. Mirë që hyri Lefteri atje 2 vite dhe i tmerroi të gjithë. Ndaj të gjitha votat për kandidatët tanë të mrekullueshëm për kandidatët tanë të primareve.

Të gjitha votat për Lefter Maliqin në Kuçovë, Zija Ismailin në Berat, Luçiano Boçin në Elbasan, Belind Këlliçin në Tiranë dhe të gjithëve kandidatëve të dala nga primaret në të gjithë vendin”, tha Meta.