Presidenti Bajram Begaj është takuar me homologun e tij azer, Ilham Aliyev teksa ndodhet në Baku për të marrë pjesë në “Global Baku Forum”. Begaj bën me dije se çështjet që ishin në fokus të diskutimeve ishin energjia dhe rajoni.
“Bisedimet tona u fokusuan tek çështjet e energjisë dhe rajoni, si dhe tek mundësitë për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dy palëshe, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe turizmit”, njoftoi Begaj.
Më tej Begaj thotë se ka shprehur “besimin se fryma e bashkëpunimit dhe e mirëkuptimit që ekziston midis Shqipërisë dhe Azerbajxhanit do të çojë përpara marrëdhënien mes dy vendeve”.