Interi vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi për të zëvendësuar Milan Skriniar, i cili këtë verë do të kalojë te PSG-ja.Siç bëjnë me dije mediat angleze zikaltërit janë futur dhe njëherë në garë për mbrojtësin e Mançester Junajtid, Viktor Lindelof.
Suedezi duket se do të largohet këtë verë nga “Djajtë e Kuq” pasi hapësirat për të duken të pamundura dhe një kalim në Itali mund të ishte zgjidhja e duhur për të. Drejtuesit e zikaltërit kanë bërë gati gjithashtu dhe një listë nëse plani për Lindelof nuk funksionon.





