Konfirmohet me COVID-19 shefja e epidemiologjisë në Shkodër, Dhurata Hysa, pas 8 muajsh punë intensive në luftën ndaj virusit të rëndë dhe trajtimin e qindra rasteve të qytetarëve.
Që mbrëmë shefja Hysa është izoluar në banesën e saj për të zbatuar protokollin e sigurisë dhe kohën e nevojshme për t’u shëruar.
Sipas burimeve shefja e Epidemiologjisë, Dhurata Hysa është në një gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka simptoma por pasi ka berë tamponin ka rezultuar pozitive.