Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar të gjithë shqiptarët për Ditën e Verës.

“Gëzuar Ditën e Verës! Uroj që stina me ngjyrat dhe ngrohtësinë e saj, të jetë një burim ripërtëritjeje për çdo shqiptar!”, shkruan Begaj.

Ndërsa kryeministri Rama uron që ky 14 mars të nisë me këmbë të mbarë për stinën e re për të gjithë qytetarët.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që më në fund po çel gjethi, ju uroj një 14 Mars me këmbë të mbarë për stinën e re”, shkruan Rama.