Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar pamje nga punimet në sheshin “Shqiponja”, pjesë e projektit të Unazës së Re.

Sheshi “Shqiponja” do të jetë për 4 muaj i mbyllur teksa Rama thekson se aty ditë e natë po punohet që të hapen arteriet që do të lehtësojnë ndjeshëm qarkullimin në hyrje të Tiranës.

Po ashtu ai thekson se sheshi i ri do i japë një pamje spektakolare hyrjes së Tiranës.