Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi do të zhvillojë një mbledhje publike në orën 16:00, ku do të merret vendimi nëse do të regjistrohet në zgjedhje grupimi i Enkelejd Alibeajt ose jo.
Këta të fundit, patën afat 2 ditë për të dorëzuar dokumentacionin e plotësuar pasi Lulzim Basha i cili figuron kryetar partie nuk ka firmosur deklaratën solemne se nuk do të kryejë krime zgjedhore.
Dokumentacioni i plotësuar për t’u regjistruar në zgjedhje nuk është dorëzuar, me argumentin se Lulzim Basha nuk është më kryetar partie. Ndaj kryekomisionerit Celibashi nuk janë kursyer akuzat me pretendimin se po zvarrit një proces ligjor.