Në “shënjestër” të ndjekësve sërish është vendosur Kiara e kësaj radhe shkak është bërë një kërkesë që i ka bërë partnerit të saj, Luizit.
Teksa ishin duke pritur fillimin e rubrikës “Big love” Kiara i ka kërkuar Luizit që të shkojë të vishet pasi rrobat që ai kishte veshur nuk ishin “dinjitoze” .
E teksa banori ishte duke i thënë se rrobat nuk i kishin mbërritur akoma, moderatorja vijoi duke i thënë se përderisa është me atë duhet të jetë i kuruar.
Epo kjo kërkesë e Kiarës ka mjaftuar që ndjekësit sërish të vënë në dukje se “dashuria e saj për Luizin është thjesht për lojë”.
Pjesë nga Biseda:
Kiara: S’ke të veshësh një gjë dinjitoze?
Luizi: Tani se të erdhën rrobat ty, mua nuk më erdhën
Kiara: Po shko vish ato që ke, pak rroba ke ti
Luizi: Shumë kam
Kiara: Na bën sikur s’ ke rroba
Luizi: Jam lakuriq komplet
Kiara: A je me mua? Apo..
Luizi: Jam me ty, jemi bashkë
Kiara: Bashkë jemi po shko kurohu
Luizi: Deri kur jemi bashkë
Kiara: Deri në finale
Luizi: Pse për lojë je duke më shfrytëzuar ti mua
Kiara: Po