Një demo e rrallë, e regjistruar nga Ed Sheeran kur ishte vetëm 13 vjeç, është nxjerrë në ankand në Britani.

“Spinning Man”, quhet albumi dhe ka gjithsej vetëm 20 kopje, 19 prej të cilave Sheeran ja ka dhuruar miqve dhe familjarëve.

Demo shitet bashkë me një kopje të“The Orange Room” të vitit 2005, CD-ja e dytë të Sheeran, dhe së bashku mund të kapin vlerën e 20,000 paundëve.

Drejtuesi i Ankandit, Paul Fair Weather tha ajo që bie në sy është “përkushtimi” i prindërve të Sheeran.

Kujtojmë se në fillim të këtij muaji, një ankand i relikes i bere nga vetë Ed Sheeran mblodhi më shumë se 400,000 £, dhe paratë shkuan për të mbështetur fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.