Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një lidhje direkte për një emision televiziv ka komentuar vendimi e kryetarit të KQZ, Ilirjan Celibashit, i cili nuk e regjistroi PD-në në zgjedhje lokale të 14 majit.
Ai nuk dëshiroi të fliste gjatë, por tha se nuk ka interes të komentojë për një çështje të tillë.
Sipas tij, opozita do të triumfojë në zgjedhjet vendore.
“Nuk kam asnjë koment, sepse isha në një takim. Nuk kam asnjë interes të hyj në këto çështje, për mua është e rëndësishme, që shqiptarët më në fund do shkojnë drejt kutive të votimit. Pas 60 ditësh kthehet pluralizmi”, tha Meta.
Ai theksoi se me Berishën e ka firmosur një marrëveshje dhe asaj do t’i qëndrojnë besnik deri në fund.
“Me Berishën e kemi një marrëveshje, është bërë publike. I qëndrojmë asaj marrëveshjeje. Mbështesim kandidatët e primareve. PL është e regjistruar në KQZ dhe ecën e sigurt drejt zgjedhjeve, që do mbahen pas 60 ditësh. Kemi përgatitur listat tona të këshilltareve”, tha ai.