Gianni Infantino është rizgjedhur president i FIFA-s dhe do të jetë në kryet të institucionit të futbollit deri në vitin 2027. Ky është mandati i tretë i Infantions në krye të FIFA-s.
“Më lejoni thjesht t’ju falënderoj të gjithëve. Ata që më duan, janë të shumtë, dhe ata pak që më urrejnë, unë ju dua të gjithëve. Të jesh president i FIFA-s është një nder dhe privilegj i madh, por edhe një përgjegjësi e madhe”, iu tha Infantino delegatëve pasi u konfirmua sërish president i FIFA-s Kongresin e 73-të të FIFA-s.
Rizgjedhja e Infantinos ishte një formalitet pasi nuk doli asnjë kandidat tjetër.





