Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në parlament.

Në një postim në Twitter, Basha u sugjeron qytetarëve të përfytyrojnë një qeveri që punon për njerëzit dhe jep ndihmë financiare për çdo familje, ndërsa e akuzon Ramën se shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë e vendit.

“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia. Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet!”, shkruan Basha.