Stresi është shpallur fituesi i Big Brother VIP Kosova. Reperi, i cili ka qëndruar për 103 ditë në shtëpinë e famshme, doli fitues në edicionin e parë të këtij ‘reality show’.
Ai ishte në garë me katër konkurrentë të tjerë finalistë: Xhuli Nurën, Vedat Bajramin, Artan Thaçin dhe Mbresa Hajrullahun. Artisti i njohur fitoi çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, ku nga 10 mijë euro shkojnë për secilin finalist.
Pas fitores së madhe, Stresi ka marrë urime të shumta mirëpo një prej tyre ishte nga personi i tij i zemrës, Keisi. Edhe pse të ndarë, ajo ka treguar se është fansja e tij numër 1. Përmes një ‘instastory’, ajo ka treguar se është krenare me arritjen e Stresit.
“Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Krenare dhe e lumtur për ty”-shkruan Keisi, teksa shihet se ka qënë duke ndjekur të gjithë finalen live.
Kujtojmë se Stresi e ka përmendur shumë herë Keisin brenda shtëpisë, madje është shprehur se dëshiron të rikthehet me të. Nuk dihet nëse raportet mes tyre do rikthehen si më parë apo jo.