Deputeti i opozitës parlamentare, Andi Përmeti është prekur nga Covid-19 dhe po kalon një periudhë të vështirë.

Lajmin e ka dhënë deputetja Rudina Hajdari në parlament kur nisi fjalimin e saj në foltoren e Kuvendit.

“Më lejoni ti uroj kolegut tonë Përmeti shërim të shpejtë. Po kalon një peridhë të vështirë. I uroj shërim të shpejtë dhe mezi presim ta kemi në këtë sallë”, tha Hajdari, e cila pak kohë më parë fitoi betejën me virusin e rëndë.