I thirrur në interpelancë nga një grup deputetësh për të folur lidhur me situatën kriminale në Shqipëri, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj u shpreh i bindur se operacioni i OFL-së do të finalizohet me konfiskime të panjohura më parë në historinë e vendin.

Nga foltorja e Kuvendit, ministri Lleshaj tha se ka rënë në minimumin historik niveli i prodhimit dhe trafikimit të kanabisit.

BE e njeh faktin që anëtarët famëkeqë të grupeve strukturuara kriminale janë bërë objekt i goditjes penale janë pranë hekurave.  Dhe opozita i ka shterruar emrat që i lakonte përditë të personaliteteve të krimit të organizuar. Operacioni OFL ka vijuar me intensitet duke çuar në një situatë të panjohur. Janë dërguar në SPAK 1381 pasuri të dyshuara si të gjeneruara nga krimi. Ky operacioni do finalizohet me konfiskime të panjohura më parë në historinë e Shqipërisë. Në 2020 janë shtuar kontrollet. 106 hetime proactive janë zhvilluar këtë vit. Këtë vit ka pasur shumë më herë kontroll dhe sekuestrime. Niveli i prodhimit dhe trafikimit të kanabisit ka rënë në minimum historike. Mos harroni që kanabisi ka qenë markë në Europë.”