Marëdhënia mes Kristit dhe Keisit duket sikur mori fund me daljen e Sabianit nga shtëpia e “BBV”.Keisi ishte ajo që u shpreh se ndah Kristin kishte nje pëlqim ,por nuk e dashuronte. Ajo gjithashtu tha s kishte humbur veten në këtë mardhënie të krijuar, që tashmë u mbyll.
Në një bisedë mes Luizit dhe Kristit, ky i fundit thotë që dashuria nuk është luftë, dhe se kur të dalin jashtë do të takohen për të folur më tepër për të gjitha.
Luizi: A do luftosh për këtë punë jashtë?
Kristi: Për çfarë?
Luizi: Për tu rikthyer bashkë.
Kristi: Tani dashuria nuk është luftë .
Luizi: Luftë është deri diku, luftë me veten, luftë me opinionin, luftë me ato që keni kaluar, sfidë quaje si të duash.
Kristi: Varet nga situata, varet kur do dal unë, kur do dal ajo, si do të takohemi, po të ketë interes nga ana e saj nga ana ime, nuk e parashikoj dot.
Po që do takohemi të flasim për të gjithë këtë normalisht që do e bëj, do ulemi një herë të flasim për të gjitha gjërat që kaluam këtu. Absolutisht.