Fansat e Ed Sheeran kanë mundësinë të hedhin një vështrim më të afërt në jetën e artistit, përmes një serie të re dokumentarësh, që do të publikohet në Disney.
Në trailerin që u publikua, Ed Sheeran dëgjohet duke folur për vdekjen tragjike të mikut të tij më të mirë, Jamal Edwards, por edhe frikën e tij për gjendjen shëndetësore të gruas së tij, Cheri.
Në videon dy minutëshe, artisti flet me lot në sy për të dashurën e tij dhe tumorin me të cilin u diagnostikua gjatë shtatzënisë me fëmijën e dytë.
“Gjithçka në jetën time u bë shumë më e mirë kur Cheri erdhi. U martova dhe u bëra baba me dy vajza”, dëgjohet të thotë fillimisht.
“Shëndeti i Cheri ishte shumë i keq dhe befas, shoku im më i mirë, Jamal ndërroi jetë. Humbja më pushtoi jetën. Sa herë që ndodh diçka e madhe, prirem të shkruaj një këngë për të”, vazhdon ai.
Edhe gruaja e tij shfaqet në trailer dhe shpjegon se si sëmundja e saj ndikoi tek burri i saj. “Nuk e kam parë kurrë të qajë në skenë. Nuk pati kohë ta përpunonte dhe të qetësonte mendimet e tij. Ndjehem sikur po mësoj çdo moment. Jeta është e paparashikueshme, gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt ”, tha ai.
Seriali do të transmetohet në katër pjesë në Disney Plus më 3 maj.