Dita e sotme shënon festën e Sulltan Novruzit. Festën më të rëndësishme të Bektashizmit, e ka uruar këtë mëngjes Kryeministri i vendit Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan: “Në festën e Sulltan Novruzit, uroj që pranvera të çelë në zemrat tuaja si vetë kuptimi i kësaj dite të bekuar.“
Dita e Sulltan Novruzit celebron ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe, në të cilën sipas legjendës çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.
Në Shqipëri festa e Novruzit mbahet më 22 Mars, por Viti i Ri Persian nis më 21 Mars dhe në vende të ndryshme të botës, celebrimet kryen nga 21 Marsi deri më 24 Mars, sipas lokaliteteve.