Luizi komentoi nominimin e kësaj jave, ku publiku votoi 86 përqind që Olta dhe Kiara të dilnin “kokë më kokë” me njëra-tjetrën.
Ai u shpreh se nëse publiku vendos të largojë Kiarën nga shtëpia, ai do bëjë gati valixhet dhe do largohet bashkë me të.
Luizi: E kam dashur këtë lloj nominimi, mu plotësua ëndrra. Ose largohet Olta Gixhari nga kjo shtëpi në këtë mënyrë, ose nuk largohet ndryshe, duke marrë parasysh se është kokë më kokë me Luizin dhe Kiarën, jo vetëm me Kiarën.
Nëse ndodh e kundërta, sepse nuk e di sa mbështetës kemi jashtë, por nuk e them as për presion edhe as për mosrespekt ndaj këtij formati.
Nëse del Kiara të shtunën, do bëj gati valixhet së bashku me të, dhe do dal me të, pak rëndësi ka nëse ka biletë kthimi, unë nuk kthehem më nëse del Kiara. Është e kotë të qëndroj kur nuk arrijnë mbështetësit e neve të dyve për të nxjerrë Oltën.
Përmes një votimi paraprak, ku banorët shkuan në dhomën e rrëfimit dhe nominimuan Kiarën dhe Oltën, kjo e fundit mori 8 vota. Duke qenë se doli më pak e preferuara, krahasuar me Kiarën, ajo kishte të drejtën të shkonte në suitë me një banor. Olta zgjodhi Dean.