I pari kryeministër shqiptar që do të vizitojë “10 Downing Street”. Kështu shkruan “The Guardian” për takimin që do të zhvillojë kreu i qeverisë Edi Rama me homologun e tij britanik, Rishi Sunak. Kryeministri shqiptar ka folur për prestigjiozen britanike, e cila thotë se Rama pritet që të shfaqë në bisedimet me Sunak të njëjtën frymë kundërshtuese dhe origjinale që tregon kudo.

“Do të them të vërtetën”, është shprehur Rama për “The Guardian”.

“Ajo që kemi parë dhe dëgjuar në Mbretërinë e Bashkuar është një turp, veçimi i një komuniteti dhe të lidhësh të gjithë shqiptarët me kriminelët”, ka thënë kreu i qeverisë.

“10 Downing Street” janë zyrat qendrore dhe rezidenca në Londër të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar

“The Guardian” shkruan se takimi ka të ngjarë të dominohet jo nga bisedat e vogla diplomatike, por nga politika reale, në një kohë kur lidhjet anglo-shqiptare janë lënë në hije nga kalimet e paligjshme me anije, trafikimi i qenieve njerëzore dhe krimi i organizuar.

Rama ka thënë për “The Guardian” se qëllim kyç ka hedhjen poshtë të stereotipeve.

“Retorika nxitëse që anëtarët e lartë të qeverisë konservatore kanë dhënë pas Brexit-it, jo vetëm që kanë tronditur shumë në vendin e tij, por edhe shqiptarët që i binden ligjit, taksapaguesit dhe një komunitet shqiptar që tani mendohet të jetë në rreth 150 mijë persona në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan “The Guardian”.

Deklarata e sekretares së Brendshme Suella Braverman, se brigjet jugore të Anglisë po shënjestrohen nga emigrantë, shumica shqiptarë të rinj, që po synojnë të organizojnë një “pushtim” ka qenë shumë shqetësuese për kryeministrin shqiptar.