Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen do të vijë në Tiranë për vizitë zyrtare. Ai do të pritet rreth orës 10:30 me ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj për të vijuar me deklaratë për media rreth orës 11:45.

Me rastin e vizitës së presidentit austriak, në orën 13:00 do të mblidhet edhe Kuvendi për një seancë të posaçme, ku do të mbajë fjalën përshëndetëse.

Përgjatë vizitës shtetërore Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.