Fenomeni i industrisë botërore të muzikës, vlen rreth 200 milionë dollarë dhe burimet thanë se ai dëshiron të tërhiqet nga publiku dhe karriera e tij, së bashku me bashkëshorten e tij modele 26-vjeçare, Hailey Bieber .
“Justin nuk ka qenë rehat me botën për një kohë të gjatë dhe fama e tij po e dëmton atë,” zbuloi një mik, duke shtuar: “Edhe psikologu i tij thotë se nëse kjo është ajo që e bën atë të pakënaqur, ai duhet të marrë vendimin e vështirë për tu tërhequr”.
Pavarësisht publikimit, artisti nuk ka konfirmuar apo mohuar asgjë. Mirëpo, nëse gjykohet nga koncertet e fundit që ka anuluar, ndoshta përgjigjja e pyetjes nëse do të vazhdojë karrierën, fansave të tij nuk do t’i pëlqejë.