Banorët e “Big Brother Vip” janë njohur në spektaklin e së martës me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e së hënës ku Top Channel u qëllua me armë dhe mbeti i vrarë roja Pal Kola.
Moderatorja Arbana Osmani pasi ka njohur banorët me lajmin e hidhur, dhe duke marrë parasysh gjendjen emocionale të tyre, ka lënë në dorëne pjesëmarrësve nëse duan ta vijojnë lojën deri në fund apo do ta ndërpresin.
Pavarësisht situatës banorët theksuan se do të vijojnë të qëndrojnë.