Ish-deputeti Kastriot Islami ka dalë nga ambientet e Komisariatit numër 2,pasi u ndalua mbremjen e sotme për shkak se nuk mbante maskë ne ambiente te jashtme.

Shoqërimi i Islamit është bërë te Diga e Liqenit në Tiranë. Islami ka debatuar me efektivët, pasi këta të fundit i kanë kërkuar kartë identifikimi dhe ish-deputeti nuk i është përgjigjur kësaj kërkese.

Ismali iu ka thënë se ka qenë duke bërë vrap nga liqeni, e se në aktivitetet sportive nuk është e detyrueshme maska dhe se për këtë arsye, nuk ka pasur edhe dokument identifikimi me vete.

Policia shprehet se do të bëhet kallëzim ndaj ish-deputetit për “kundërshtim të forcave policore”. Ndërsa, Islami pretendon se deklaratat e efektivëve nuk janë të vërteta.