Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari është infektuar me Covid-19.

Meta i uron shërim të shpejtë Sytarit dhe kthim sa më të shpejtë në krye të detyrës.

“I uroj shërim sa më të shpejtë dhe shëndet të plotë, klerikut të nderuar, Myftiut të Shkodrës, Muhamed Sytari, i prekur nga COVID-19.

Ju bashkohem lutjeve të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe besimtarëve, që të kthehet sa më parë në krye të detyrës së tij të rëndësishme, për të festuar të gjithë së bashku, 30-vjetorin e hapjes së Xhamisë së Plumbit në Shkodër, kësaj ngjarjeje të shënuar për komunitetin mysliman dhe mbarë popullin shqiptar.”, shkruan kreu i shtetit.