Në Ditën Botëore të Diabetit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka publikuar në Facebook disa fakte ku shkruan se në vitin 2020 janë 78 mijë qytetarë që përfitojnë barnat e diabetit falas.

Janë 66% më shumë qytetarë që përfitojnë terapitë e mjekimit falas krahasuar me vitin 2013. Për herë të parë në vitin 2018 u rinbursuan fishat e diabetit falas për fëmijët dhe tashmë rinbursohen falas deri në moshën 25 vjeç.

Vetëm gjatë këtij viti, deri tani janë rimbursuar 408,304 fisha diabeti falas për fëmijët dhe të rinjtë 0-25 vjeç.

“33 alternativa barnash 100% falas për pacientët. 20 milion dollarë/vit financojmë për 78 mijë persona me diabet që përfitojnë barnat e rimbursuara”, shkruan ajo.