Presidenti i Republikës Ilir Meta me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar për situatën e pandemisë në vend.
Presidenti kërkon që të kryhen më shumë testime dhe të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë, ndërsa bën thirrje që të gjithë qytetarët të mbajnë maska.
Postimi i Presidentit:
Të shtohen testimet
Të rritet buxheti për sistemin shëndetësor.
Të rimbursohet çdo qytetar që mjekohet në banesë.
Të gjithë të vendosin maskat.
Së bashku kundër COVID-19, për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari!





