Situata e Lionel Messit te Paris Saint-Germain vijon të mbetet objekt debati në Francë dhe në krah të ish-lojtarit të Barcelonës ka dalë edhe ish-futbollisti francez Emmanuel Petit.Ish-mesfushori i Barçës theksoi se me sjelljen që tifozët e PSG-së po bëjnë ndaj Messit janë duke ofenduar futbollin.
“Dëgjoj shumë kritikë që thonë se Messi ecën në fushë. Por të gjithë ne që e kemi ndjekur Messin që kur ishte edhe në ditët më të mira të Barçës, ai ka bërë të njëjtën gjë, ai drejton dhe janë lojtarët e tjerë, rreth tij, që duhet të bëjnë përpjekjet”-tha Petit.Ai shkoi më tej dhe u shpreh:
“vërshëllimat ndaj Messit janë një fyerje për futbollin, largohu nga ai klub Leo tani”.
Ish-kampioni i botës e ka të qartë se problem i PSG-së qëndron diku tjetër.“Problemi i PSG-së nuk janë lojtarë si Messi apo Neymar, por duhet të dish të luash me këta lojtarë. Shikoni Argjentinën, ata janë të gatshëm për të vdekur dhe për të dhuruar gjakun e tyre për Messin.
Ose kur shoh Barçën, të gjithë vrapojnë rreth të vjetërve. Më kujton kohën kur luaja me Zidane, nuk do t’i thosha kurrë Zizout se duhet të vraponte për të ndihmuar mbrojtjen, duhej ta bëja unë që ai të drejtonte skuadrën.”-shtoi Emmanuel Petit.





