Një banesë ka marrë flakë mëngjesin e kësaj të mërkurë në lagjen “Partizani” në Vlorë.

Dyshohet se një 68-vjeçar me probleme të shëndetit mendor i ka vendosur zjarrin banesës së tij dhe më pas është larguar.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve teksa prej minutash kanë dyshuar se 68-vjeçari gjendej në brendësi të saj.

Pasi kanë shuar zjarrin kanë konstatuar te kundërtën.

Ndërkohë dëmet materiale në banesë janë të mëdha teksa dhoma ku jetonte i moshuari është djegur plotesisht.