Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku ka humbur jetën një 17-vjeçare e cila vinte nga Shqipëria.
E reja humbi jetën para syve të babait të saj.
Siç raportojnë mediat greke, vajza po udhëtonte me të atin nga Shqipëria, kur papritur u ndje keq. Vajza adoleshente humbi ndjenjat dhe babai i saj e dërgoi në qendrën shëndetësore të Amfilochia.
Megjithatë, 17-vjeçarja tashmë kishte dhënë frymën e fundit. Autopsia do të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes së saj.





