Është arrestuar nga policia, shoferi që një ditë më parë përplasi për vdekje Oligert Dikën apo sic njihej ndryshe “Osli polici”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin K. F., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin O. D., 32 vjeç, banues në Tiranë.”, njofton policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi te rruga “Kastriotët”, ku 32-vjeçari u përplas teksa ishte te vijat e bardha.