Një 26-vjeçare nga Kolumbia është arrestuar në Rinas, pasi në çantën e dorës iu gjet kanabis.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga arrestimi i saj, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen C. J., 26 vjeçe, banuese në Kolumbi, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në pikën e kalimit kufitar Rinas, iu gjet në çantën e dorës, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, njofton policia.