Derbi i Italisë përfundoi në barazim 1 – 1, por vëmendja u largua te qëllimi i sfidës që ishte një 90-minutësh i vlefshëm për një hap drejt finales së kupës. Penalltia e realizuar nga Romelu Lukaku në sekondat e fundit solli përplasje në fushë dhe kore raciste nga tribunat në drejtim të sulmuesit të Interit.

Arbitri Davide Massa ndëshkoi me karton të kuq Lukaku e Handanoviç për Inter dhe Cuadrado për Juventus. Mediat italiane dënuan situatën e krijuar në fushë dhe nga publiku, duke e quajtur të papranueshme.

Lega Serie A reagoi ashpër ndaj kësaj ngjarje, duke kërkuar që racistët të mos lejohen në stadiume. Përfaqësuesja belge mbështeti Luka duke publikuar një foto në Twitter e shoqëruar me shprehjen: Jo racizmit.