Një turist çek ka humbur kontrollin e parashutës ditën e sotme në Himarë, ku dhe ka ndërruar jetë në vend.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, ku turisti 70-vjeçar me inicialet P. S., ka humbur kontrollin e parshutës, ku dhe ka pësuar arrest kardiak në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





