Lionel Mesi dhe Argjentina dolën të zhgënjyer pas takimit kualifikues për Kupën e Botës 2022 me Paraguajin, sfidë që përfundoi në barazim 1-1.

Kapiteni i bardhekaltërve dhe Barcelonës nuk e ka përmbajtur dot zemërimin me gjyqtarin e takimit duke e akuzuar se e dëmtoi ekipin kombëtar argjentians dy herë gjatë sfidës.

Shkak u bë akordimi i një penallti për rivalëët në minutën e 21-të të sfidës por anulimi i golit të “Pleshtit” me VAR.

Pas një aksioni të gjatë me 15 pasime, Mesi shkund rrjetën, por arbitri brazilian Klaus e zhvlerëson golin e Mesit me arsyetimin se 27 sekona para aksionit njëri prej lojtarëve të Argjentinës kishte shkaktuar faull ndaj njërit prej futbollistëve paraguajanë.“

Na dhj**e dy herë!”, iu kthye me zemërim pas sfidës 6-herë fituesit i “Topit të Artë” ndaj arbitrit brazilian.