Në Shqipëri, të infektuarit me Covid kanë nisur të marrin ilaçin Favir për t’u trajtuar. Por ky ilaç sipas autoriteteve është kontrabandë dhe nuk duhet të përdoret nga të sëmurët.
Megjithatë, në Turqi ky ilaç jepet falas nga shteti me recetë të mjekut. Këtë gjë e konfirmoi edhe dr. Bilgin Sait nga Stambolli. Në Shqipëri, ky ilaç shitet me çmime stratosferike që shkojnë deri në 500 Euro.
Blendi Fevziu: Sa kushton një paketë me Favir në Turqi?
Dr.Bilgin Sait: Nuk blihet, në Turqi jepen falas në spitale nga shteti me recetë të mjekut vjen deri në shtëpi. Secili person që është nënshtetas i Turqisë e ka rimbursimin 100% të ilaçeve me disa përjashtime.
Blendi Fevziu: Në Shqipëri kushton 350 Euro deri në 500 Euro. Shkojmë deri tek terapia, ata që janë në shtëpi trajtohen me këto dy antiviral, Remdesivir dhe Favir?
Dr.Bilgin Sait: Remdesivir është vetëm në përdorim spitalor, ndërsa Favipiravir mund të përdoret edhe në shtëpi. Të dy ilaçet janë modeste dhe jepen në fazën virale jo pas ditës së shtatë.
Dr.Bilgin Sait tha se nuk e preferon t’ua japë pacientëve të vet këtë ilaç pasi nuk ka evidenca që lufton koronavirusin.
Blendi Fevziu: Pra edhe Favira ka përfitime modeste? Në Shqipëri ky ilaç kushton nga 300 deri në 500 Euro, vlen kaq ky ilaç?
Dr.Bilgin Sait: Ata që më dëgjojnë mua, unë nuk e preferoj, sepse është shumë e vështirë nuk ka evidenca kualitative për të dy ilaçet. Ata që kanë kushte Remdesivir ka 1 punim më të fortë. 70-80% të pacientëve nuk kanë venojë për antibiotikë.