22 persona u arrestuan për hedhje objektesh duke “shpërthyer” edhe mjete piroteknike në stadium, pas fitores 2-1 të Ajaksit të Amsterdamit në gjysmëfinalen e Kupës së Holandës në shtëpinë e Feyenoord siç bënë të ditur mediat lokale.

Davy Klaassen i Ajaksit pësoi një traumë në kokë pasi u godit nga një objekt i hedhur nga tribuna, duke shkaktuar një ndërprerje të gjatë ndërkohë që lojtarët e të dyja skuadrave dolën nga fusha.

Feynoord bëri të ditur se ka vendosur të mbyllë pjesërisht një sektor të stadiumit për ndeshjen me Romën në çerekfinalet e Europa League të programuar në 13 prill.