Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj ka zhvilluar një takim me banorë të lagjes nr.5, për t’u njohur nga afër me problemet dhe shqetësimet e tyre.
Sipas Xhaferrajt, “si në çdo lagje të Durrësit vihet re neglizhenca dhe braktisja që i është bërë banorëve nga Qeveria”.
Nr.1 i PD-së në Durrës nënvizon faktin se të rinjtë duhet t’i japin energji dhe forcë fushatës në Durrës duke iu referuar fjalës së mbajtur në takim nga nën-kryetari i Departamentit të Turizmit dhe Mjedisit, Xhoan Likmeta.
“Ishte kënaqësi të degjoje nën-kryetarin e Departamentit të Turizmit dhe Mjedisit pranë Partisë Demokratike, Dega Durrës, Xhoan Likmeta, i cili me shumë pasion foli për domosdoshmerinë e energjisë që duhet t’i japin të rinjtë e Durrësit fushatës së forcës sonë politike”,- shkruan Xhaferraj.
Sipas kryetarit të degës lokale, ndërsa qytetarët e Durrësit varfërohen çdo ditë, koordinatori politik i PS-së për qarkun, Adrian Çela pasurohet çdo ditë.
“Në 7 vite, qytetarët e lagjes 5, sikurse gjithë qytetarët e Durrësit, kanë parë një qytet që varfërohet nga dita në ditë dhe një Ardian Çelë që pasurohet nga dita në ditë”,– shkruan Xhaferraj.
Takim në Lagjen 5 të qytetit, ku si në çdo lagje të Durrësit vihet re neglizhenca dhe braktisja që i është bërë banorëve…
Posted by Ferdinand Xhaferraj – Faqja Zyrtare on Thursday, November 12, 2020





