Teuta ia ka dalë pa shumë problem të marrë kualifikimin në Kupën e Shqipërisë teksa kanë mposhtur Kastriotin në shtëpi me rezultatin 3-0. Durrsakët shënuan dy herë në pjesën e parë duke vulosur praktikisht fatet e sfidës. Golin e parë për “Djemtë e Detit” e shënoi mbrojtësi Arapi në minutën e 13, ndërsa në të 29-tën dyfishoi sulmuesi Dejvi Bregu i cili në këtë formë gjen golin e parë me Teutën, pasi u transferua në verë nga Skënderbeu.
Ndërkohë, në fraksionin e dytë, të besuarit e trajnerit Edi Martini realizuan edhe golin e tretë me anë të Iran Xhunior në minutën e 72. Në vazhdim, durrsakët shfrytëzuan momentin dhe shënuan edhe dy herë të tjera me Emiliano Vilën dhe Grudën.





