Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të hapë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Lajmi është shpërndarë nga disa zyrtarë të Partisë Demokratike, të cilët e kanë postuar këtë njoftim në rrjetet sociale, ku kanë bërë të ditur edhe datën, 15 prill.
Kujtojmë se në bashkinë e Durrësit, nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” garon Igli Cara, i cili ka përballë Emiriana Sakon e Partisë Socialiste.