Partia Socialiste pritet të ndezë motorët e fushatës elektorale ndryshe mbrëmjen e kësaj të marte.
Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Edi Rama pritet nga Tirana të japë mesazhin e tij të parë elektoral drejtuar socialistëve.
Çelja e fushatës do të mbledhë në Tiranë 61 kandidatët për kryetarë bashkie, të cilët do të mbjellin 61 pemë në lulishten pranë sheshit “Skënderbej”.
Më pas kryesocialisti Edi Rama do të mbajë një fjalim. Kryesia Socialiste javën e shkuar miratoi strategjinë e fushatës dhe sipa saj, socialistët nuk do ta nisin fushatën me mitingje të formatit të madh. Çdo takimi elektoral do t’i paraprijë mbjellja e pemëve.